Google Nexus 5 së shpejti në treg?

Dje gjatë ditës në internet janë publikuar disa pamje dhe shënime të cilat besohet se janë të gjeneratës së re të telefonit të Google, Nexus 5, i cili është koduar me numrin LG-D820.
Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Google për modelin e ri të Nexus 5, mirëpo disa thonë se e kanë parë telefonin e ri të LG dhe Google në ngjarjen e kësaj të fundit për lansimin e Android 4.4 KitKat.

Edhe në të kaluarën janë dhënë detaje të mundshme për Nexus 5 të LG, edhe pse së fundmi janë shtuar zërat të cilët thonë se modeli i ri i këtij telefoni do të prodhohet nga Motorola.

Ende nuk dihen karakteristikat e mundshme të Nexus 5, mirëpo besohet se telefoni i ri do të sjell procesorin Snapdragon 800, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.96 inç, lidhjen për Bluetooth, LTE, NFC, mbushësin pa tela, WiFi dhe versionin më të ri të Android, 4.4 KitKat./ Telegrafi /

Artikulli paraprakArrestohen "shefat" e Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore
Artikulli vijuesKerry: Assad, vëllai Mahiri dhe një gjeneral kontrollojnë armët kimike