Kriza e refugjatëve, kërcënim për mbetjen e traktatit të Shengenit

Shefja e Fondit Ndërkombëtar Monetar ka kërkuar shqyrtimin serioz të krizës së refugjatëve në Evropë.

Gazeta belge “Le Sovar” ka njoftuar se Kristin Lagard të shtunën gjatë punimeve të forumit botëror ekonomik të Daosit, ka deklaruar se vazhdimi i krizës së refugjatëve në Evropë, konsiderohet një rrezik serioz për mbetjen e traktatit të Shengenit.
Shefja e FMN-s ka thënë se vazhdimi i zbatimit të traktatit të Shengen ka nevojë për shqyrtimin serioz të krizës së refugjatëve nga krerët e vendeve evropiane.
Vlen të theksohet se krerët e shumë vendeve evropiane kanë shprehur shqetësime të thella për prishjen e ligjeve evropiane dhe kanë kërkuar vendosjen e kontrollit më të madh për tu përballur me fluksin e madh të refugjatëve.
Artikulli paraprakKameron kërkon dialog mes Rusisë dhe Anglisë për zgjidhjen e krizës në Siri
Artikulli vijuesMbështetem në Allahun dhe bëj punë time