Kerry letër Nikoliqit në emër të Obamës, vërshon me lëvdata për Serbinë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliqit në emër të Presidentit të SHBA-ve, Barack Obamës, raporton Tanjung.

Në këtë letër diplomatike theksohen marrdhëniet e mira SHBA-Serbi, të cilat sipas Kerryt gjithnjë e më shumë po përmirësohen dhe po ecin drejt një trendi të ri miqësie mes dy shteteve, transmeton Indeksonline.

SHBA-të përmes letrës së dërguar Presidentit serb kanë shprehur pajtesë me faktin se roli i Serbisë në aspektin rajonal dhe global ka ndryshuar shumë viteve të fundit.
Por, lëvdatat e Kerryt si përfaqësues i presidencës amerikane, nuk janë ndalur me kaq.

Në këtë letër SHBA-të çmojnë rolin konstruktiv të Serbisë në cilësinë e udhëheqjes së OSCE-së ndaj konfliktit në Ukrainë. Poashtu në rrafshin global, sipas asaj se çfarë është shkruar në këtë letër, kontributi për paqe dhe stabilitet i Serbisë ne Afrikë dhe Lindje të mesme, dëshmon se shteti serb është orientuar kah misionet paqeruajtëse dhe demokratike .

Krejt në fund Kerry ka shkruar se e çmon rolin serb në luftën kunder terrorizmit dhe organizatës terroriste ISIS, dhe e vlerëson gatishmërine e Serbisë për të zhvilluar negociata me Kosovën me qëllim të stabilitetit rajonal. kohaislame
Artikulli paraprakBehgjet Haliti ia mësyn Trustit
Artikulli vijuesSërish protesta të dhunshme në Greqi