Behgjet Haliti ia mësyn Trustit

Behgjet Haliti ia mësynDrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behgjet Haliti, ka aplikuar për drejtor të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, pasi drejtorit të tanishëm i ka skaduar afati.

Indeksonline merr vesh se Haliti është në mesin e shumë kandidatëve që ia ka mësyrë kësaj pozite për t’i menaxhuar të hollat e kontribut paguesve.
Haliti është në krye të ATK-së tash e shumë vite, mirëpo ai ka vendosur ta sfidojë vetën edhe në menaxhimin e Trustit Pensional.

Trusti Pensional i ka afër 450 mijë kontribuues, ku pjesën më të madhe të të hollave i kanë investuar në tregje serioze bordi i kaluar. Trustit.kohaislame
Artikulli paraprakBerisha: Kalova në PDK pa asnjë kusht
Artikulli vijuesKerry letër Nikoliqit në emër të Obamës, vërshon me lëvdata për Serbinë