Shtëpia Mirëqenie Shëndetësi Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm

Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm

Larja e dhëmbëve
Për të pasur dhëmbë të bardhë, është mirë të përdoret një furçë “Medium”, domethënë as shumë e përkulshme, as shumë e fortë. Dhëmbët duhen larë pas çdo ngrënieje. Fërkimi me furçë duhet të vazhdojë nga 2 deri në 3 minuta. Mos harroni të ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj.

Zgjedhja e pastës së dhëmbëve
Përdorimi i pastës për zbardhjen e dhëmbëve mund të jetë i efektshëm, por kujdes se mos dëmtoni smaltin dhe mishin e dhëmbëve! E mira është të përdorni një pastë që nuk është e ashpër dhe një herë në javë, është mirë t’i lani dhëmbët vetëm me sodë buke, e cila është e lirë dhe shumë e efektshme për heqjen e menjëhershme të paradontozës.

Fija e dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës
Për të eliminuar paradontozën, përdoret fija e dhëmbëve një herë në ditë pas larjes së dhëmbëve. Për të plotësuar larjen e rregullt të dhëmbëve, bëhet shpëlarja e tyre me solucion për dhëmbët, gjë që bën të mundur të mbrohen mishi i dhëmbëve dhe disa pjesë ku është e vështirë të hyjë furça e dhëmbëve.

Zbardhja e dhëmbëve
Në treg mund të gjeni zbardhës dhëmbësh, por zbardhjen e dhëmbëve mund ta bëni edhe tek stomatologu, por natyrisht që e keni kuptuar se ajo që ka rëndësi është të mbani një higjienë sa më të mirë të dhëmbëve.

 

Artikulli paraprakTë fejuarit zbuluan se janë vëlla e motër para kurorëzimit
Artikulli vijuesKërcënimi i ri për botën: Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo sëmundje vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi të madhe