Këshilla për përdorim sa më efikas të fshesave elektrike

Mund ta përdorni fshesën tuaj me korrent në mënyrë më efiçentë nëse njihni parimin e saj të punës dhe informacionet e përgjithshme:

Parimet e Punës së Fshesës Tuaj me Korrent
Filtri i Letrës: Ajri me pluhur përthithet në filtrin e letrës bashkë me papastërtinë. Filtrat e letrës janë të pa-depërtueshëm, por ata mbajnë pluhura dhe papastërti. Megjithatë, ata nuk mund i kapin disa pluhura të padukshëm.
 
Filtri i Mbrojtjes së Motorit: Përballë motorit, ka filtra dhe sfungjerë që e mbrojnë motorin. Nëse filtri i letrës shpërthen, është i shformuar apo pluhuri depërton; filtri i mbrojtjes së motorit parandalon që pluhuri të hyjë në motor.
 
Motori: Siguron rrjedhjen e ajrit në makineri. Është burimi kryesor i zhurmës në fshesën me korrent. Ndërsa fshesa me korrent është në punë, bobinat elektrike ngrohen dhe ajri që hyn në makineri i ftoh ato. Përveç kësaj, fuqia thithëse e pajisjes ulet kur qesja e puhurit është plot, dhe motori mund të mbinxehet për shkak të rrjedhjes së pamjaftueshme të ajrit. Në raste të tilla, një mekanizëm kalimi anësor ul thithjen ose përdoren çelësat termike për ta ndaluar përkohësisht motorin.
 
Filtri i Thithjes së Ajrit: Së bashku me pluhurin e qymyrit që vjen nga motori, mban pluhurin që mund të depërtojë në filtrin e mbrojtjes së motorit. Në këtë pjesë përdoren filtrat HEPA. Filtrat HEPA mundësojnë mbajtjen e pluhurit të padukshëm dhe sigurojnë që fshesa me korrent të mos e lëshojë pluhurin.

Informacione të Përgjithshme për fshesën tuaj me korrent
Nuk duhet të thithni ujin me fshesat e tipit për të thata Fshesat me korrent të tipit për të thata duhet të përdoren vetëm për të papastërtitë e thata.
Nuk duhet të thithni ujin me fshesat e tipit me filter uji.
Fshesat me korrent të tipit për të njoma/thata ofrojnë opsionin e thithjes së ujit.
Larësit e tapeteve kane një dhomëz shtesë për pastrimin e ujit dhe karakteristikën e spërkatjes me shampo.
Në fshesat me korrent për të njoma/thata tubat plastikë përdoren për të parandaluar ndryshkun.
Uji i papastër thithet nga dyshmeja apo tapeti. Uji i papastër, pasi shkon në pajisje nëpërmjet tubit, drejtohet në kovë dhe ajri hiqen nëpërmjet motorit.
Llojet e motorëve për të njoma/thata përdoren në fshesat me korrent për të njoma/thata. Kjo sepse motori mund të bëjë qark të shkurtër ose të digjet nëse hyn uji brenda. Prandaj, nuk rekomandohet një motor i tipit për të thatë për këto lloje pajisjesh.
Motorët e tipit për të njoma/thata kanë ventilatorë të dyfishtë. Ventilatori i madh e tërheq ajrin nga dyshemeja në fshesë dhe e nxjerr atë jashtë. Ventilatori i vogël e tërheq ajrin nga jashtë dhe e ftoh bobinat e motorit. Si pasojë, edhe ajri shkarkohet. Prandaj, produktet me motorë të të njoma/thata bëjnë më shumë zhurmë; dhe efiçenca e motorit dhe fuqia e thithjes mbeten të ulëta.
Kur përdorni fshesat me korrent për të njoma/thata, një filtër letre ngjitet brenda kovës dhe vetëm një filtër cope vendoset në kovë. Në këtë mënyrë, copat e papastërtive drejtohen në kovë dhe ngjiten në filter. Një përdorim i tillë do të thotë një rënie e thithjes me kalimin e kohës si në fshesat me korrent me qese pluhuri.
Motorët për të njoma/thata kanë përparësi sepse nuk shkaktojnë probleme edhe nëse uji hyn brenda, dhe bobinat ftohen më mirë nëse bie thithja. Kjo do të thotë se nuk ka rrezik që motori të digjet përveç motorave të tipit për të thatat.
Dhomëzat e pluhurit të fshesave me korrent pa qese punojnë në bazë të parimit të ciklonit. Ajri me pluhur arrin në dhomëzën e pluhurit me një lëvizje rrotulluese brenda trupit të ciklonit dhe gjatë këtij rrotullimi të shpejtë, pluhuri përplaset në trupin e ciklonit dhe bie poshtë. Ajri i pastruar nga pluhuri kalon në filter dhe arrin në motor.
Në produktet pa qese, nëse dhomëza e ciklonit është e pajisur vetëm me një hap, filtri mund ta ulë fuqinë e thithjes pas një periudhe të shkurtër. Kjo kërkon pastrim të shpeshtë të filtrit.
Në dhomëzat e ciklonit me 2 ose më shumë hapa, ngarkesa e pluhurit të filtrit është shumë më e ulët dhe kjo siguron fuqi të madhe thithëse për një kohë shumë të gjatë.

Këshilla për qeset e fshesave me korrent
Filtrat e letrës kanë të paktën dy palosje. Çmimi i tyre është më i ulët. Megjithatë, ata janë të dobët përballë objekteve të forta dhe ujit. Janë vetëm për një përdorim.
Qeset sintetike janë më higjienike sesa qeset e letrës. Ato janë më të durueshme kundër ujit dhe objekteve të forta. Sidoqoftë, çmimi i tyre është më i lartë. Janë vetëm për një përdorim.
Qeset prej lecke janë më pak higjienike sesa filtrat e letrës apo sintetike. Megjithatë, ato preferohen sepse qeset prej lecke mund të lahen dhe të përdoren sërish. Duhet të siguroheni që zinxhiri apo kyçi të mbyllet siç duhet.
Artikulli paraprakDigital Marketing Institute vjen edhe në Kosovë
Artikulli vijues  MFSK nënshkruan planin bilateral me Kroacinë