Forca sekrete e fshatit

Pothuajse të gjithë janë dashuruar me fshatin. Në një kohë ku shumica e popullatës së botës jeton mbi asfalt, balta dhe bari marrin një kuptim më të fortë

Kjo nuk është vetëm një ikje nga stresi i qytetit. Kjo është thirrja e jetës rurale diktuar nga natyra jonë. Antropologët, mjekët dhe shkencëtarët janë të gjithë të një mendjeje. Jemi biofil. Dhe në botën e bujqësisë jemi më mirë. Toka është e vogël, thotë një proverb i vjetër, për të theksuar përpjekjet e mëdha të kërkuara nga puna bujqësore që të detyron të përkulësh shpinën. Megjithatë, kurrë si këto vitet e fundit, fshati po merr hak, pas dekadash të fluturimit ndaj qytetit. Edhe pse procesi i vazhdueshëm i urbanizimit ka bërë që numri i njerëzve që jetojnë në qytet ka kaluar ata që jetojnë në fshat, jeta metropolitane po zbulon kundërndikimet e saj dhe premtimet e thyera. Ritmet e punës tepër të ngutshme, ankthi dhe pasiguria për të ardhmen, kufijtë në marrëdhëniet njerëzore, si dhe shumë aspekte të tjera konkrete siç janë ndotja e ajrit dhe papunësia, po i vë në diskutim studiuesit dhe njerëzit e zakonshëm për modelin urban.

Përse nuk tentohet procesi i kundërt? Të ngadalësohen ritmet, të zgjidhet mbarëvajtja dhe cilësia, duke migruar nga qyteti në fshat? Për të tërhequr vëmendjen ndaj jetës rurale ekziston fakti që sot fshati nuk është më ai i ’50 viteve më parë, tani ai mund të ofrojë spitale, kinema, teatro, qendra komerciale, shkolla dhe kurse të çdo tipi brenda pak kilometrave. Falë internetit, pastaj, mund të punohet duke qëndruar i lidhur gjithmonë me të gjithë botën.

I dobishëm për shëndetin

Forca sekrete e jetës në fshat i ka rrënjët më të thella. Babai i etologjisë Konrad Lorenz, në librin e tij “Rënia e njeriut”, e quante “harmonia e natyrës”. Bëhet fjalë për ato forma natyrale të përbashkëta që plotësojnë sensin tonë estetik me të cilin hyjmë në një marrëdhënie të ndjeshme. Për shkencëtarët, kjo është biofilia, ose predispozita e lindur nga përfitimi emocional i ambientit natyror. Mund të jetë çelësi i vërtetë për të përmirësuar jetën tonë. Jo vetëm. Një studim i fundit i botuar te “Natyre”, i realizuar nga Instituti Qendror i Shëndetit fizik i Universitetit Mannheim, vuri në dukje se, kush jeton në fshat ka 40% më pak probabilitet për të vuajtur nga shqetësimet e humorit (si depresioni) dhe 20% më pak probabilitet për të pasur atake paniku krahasuar me ata që jetojnë në qytet. Edhe patologjitë psikiatrike serioze si skizofrenia paraqiten me një incidencë të përgjysmuar. Jo vetëm kaq. Tensioni i gjakut dhe nivelet e kortizolit, një hormon stresi, janë më të ulëta në mesin e jo të urbanizuarve. Te këta persona, të monitoruar nga imazhe rezonance magnetike, zona amygdala e trurit ose e quajtur ndryshe qendra biologjike e frikës, është shumë më pak aktive.

Biofil të lindur

Fjala çelës është: përshtatja. Të gjitha qeniet njerëzore lindin me predispozioni për të jetuar në fshatra të vegjël, në kontakt me natyrën. Domethënë në thelb janë “biofil”. Edukimi dhe eksperienca me kalimin e jetës pak a shumë mund të nxjerrë në pah këtë predispozitë gjenetike.

“Enciklopedia e gjuhëtarëve dhe e mbledhësve”, e botuar nga Universiteti i Kembrixhit, dedikuar tribuneve apo fiseve gjahtare, që ekzistojnë ende, dhe të përpunuara me ndihmën e antropologëve që punojnë më shumë me këtë çështje, shpjegon që në këto grupe praktikisht mungojnë problemet psikologjike.

Ringjall mendjen

Por biofilia bën që të ndihesh efektet e saj edhe në jetën moderne, siç e demonstron testi i ardhshëm i Universitetit të Valle d’Aosta. “Kemi parë që fëmijët e ekspozuar në ambientet natyrore rigjenerojnë dhe rrisin kapacitetin e tyre të vëmendjes”, shpjegon Giuseppe Barbiero nga Departamenti i psikologjisë dhe i shkencave sociale. Eksperimentet janë kryer te fëmijët deri në 11 vjeç. Më të vegjlit, në nivelin e kopshtit, demonstrojnë një tërheqje të papërmbajtshme për kafshët, ndërsa ata janë mjaft indiferentë ndaj gjërave që janë pa jetë. Nxënësit e shkollave fillore i janë nënshtruar testit të vëmendjes. “Për shembull” – vazhdon hulumtuesi- “duhet të tregojë një sekuencë të caktuar të tri shkronjave në mes të sekuencave të tjera të shkruara në mënyrë të rastësishme”. Nga identifikimi i sekuencës ekzakte, çdo fëmijë merr një rezultat. Testi u kërkua që të ndiqet pas një periudhe në të cilën vëmendja e tyre e drejtpërdrejtë është rigjeneruar përmes ekspozimit në një mjedis natyror. Fëmijët treguan një lloj magjepsje për peizazhin.

Na bënë që të shohim më larg

Një tjetër studim, i prezantuar po në të njëjtin vit nga oftalmologët e Universitetit të Kembrixhit, në një kampion prej 10 000 adoleshentësh dhe fëmijësh, ka treguar se shpenzimi i disa orëve në javë në ajër të hapur redukton incidencën e miopisë, duke pasur parasysh efektet e dritës së diellit dhe të shikimit nga larg apo thellësinë e ndryshme të fushës në parqe dhe ambientet natyrore. Ka akoma, gjithmonë për fëmijët: sipas mjekëve pediatër të revistës amerikane “Pediatric” dhe kujdesit shëndetësor të adoleshentëve, një jetë aktive dhe në kontakt me natyrën ndihmon për të parandaluar obezitetin dhe diabetin.

Të riekspozohesh sot ndaj ndikimit të biofilisë, duke emigruar në fshat, mund të simbolizojë jo vetëm rigjetjen e shëndetit, por edhe kuptimin dhe cilësinë e jetës. Respektimi i ritmeve qarkulluese (që shënjojnë gjumin, dëshirën dhe aktivitetin e zakonshëm në bazë të kohëzgjatjes sezonale të dritës), pushimet e gjata, një punë më aktive dhe manuale, të shohësh prodhimet që rriten në kopsht, dieta dhe ajri më i pastër, të shohësh dhe të ndiesh përreth nesh me kuriozitet…janë të gjitha gjëra që nuk mund të bëjnë gjë tjetër përveçse mirë transmeton GSH./kohaislame.com

Artikulli paraprakForca sekrete e fshatit
Artikulli vijuesLajthitë dhe arrat, ulin mundësinë për sulme në zemër