Këshilla për të zvogëluar stomakun

Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh.

– Mos hani para gjumit, pasi kjo gjë e lodh stomakun;
– Hani minimum 3-4 orë para gjumit;
– Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë;
– Mos hani në këmbë apo shpejt;
– Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta;
– Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit;
– Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit;
– Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë;
– Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë;
– Mos përdorni alkool dhe cigare;
– Mos e përdorni shumë qepën;
– Mos përdorni shumë çokollatën.

/zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakAhmadinejad përpiqet të afrohet me Afrikën
Artikulli vijuesDemografia