Këshilla se çfarë duhet ngrënë gjatë verës

1. Supa dhe çorba të ftohta

Pjaten kryesore më së miri është që ta filloni me supë apo çorbë të ftohtë nga trangulli, lulelakra apo kungulleshka, e cila jo vetëm që ju freskon, por është edhe shumë e shijshme, e shëndetshme dhe më e rëndësishmja është më pak kalorike. Përveç kësaj, ajo do të ju mbajë të ngopur, prandaj edhe më pas do të hani më pak.

2. Shalqinj dhe pjepër

Shalqinjtë dhe pjepërit janë pemët ideale për humbjen në peshë.
Zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira, shuajnë etjen, nuk kanë shumë kalori dhe mund të keni qasje në to, gjatë tërë verës.

3. Perime nga grilli

Perimet duhet të jenë domosdoshmërish të pranishme në tryezën tuaj gjatë verës. Pjata ideale ditore duhet të përmbajë perime nga grilli, speca, kungulleshka, domate, karrota.
Perimeve mund ti shtoni pak vaj, mëlmesa të freskëta dhe sipas dëshirës pak kripë.

4. Sallata

Për sallata nuk nevojitet të keni ndonjë recetë të posaçme të cilës duhet ti përmbaheni. Lëreni imagjinatën të lirë dhe përdorni perimet e freskëta të preferuara (sipas dëshirës mund të përdorni edhe pemë), domate, tranguj, speca, lakra…
Hidhini pak uthull, vaj ulliri, por mund ti shtoni edhe djathë të payndyrshëm apo jogurt. Si salcë të lehtë për sallatën tuaj mund të përdorni limon, vaj ulliri dhe mëlmesa të ndryshme të freskëta.

5. Lëngje me pak kalori

Gjatë stinës së verës, kafet, çajrat dhe pijet e gazuara na kënaqin sepse është shumë nxehtë. Megjithatë, duhet ta kemi parasysh që lëngjet trashin, por edhe nuk kënaqin nevojat tona për lëngje, sepse nga lëngjet e ëmbla vetëm do të ju shtohet etja më shumë.
Natyrisht, gjatë verës keni nevojë për sasi më të madhe lëngjesh që të freskoheni, dhe nuk keni dëshirë që të konsumoni vetëm ujë. Zgjedhje e mirë mund të jetë limoni i shtrydhur (por pa shtesa sheqeri) apo nëse dëshironi shije më të ëmbla, mund të bluani në mikserë, pemë sipas dëshirës tuaj (malina, pjeshka, dardha…) dhe ti shtoni akull.

6. Desertë pemësh

Nëse i pelqeni ëmbëlsirat dhe nuk rrini dot sikur edhe nje dite pa ngrene dicka të ëmbël, atëherë vendosni për ëmbëlsira më të shëndetshme.
Propozimet për desertë pemësh me pak kalori janë: malinat, vishnje me akullore (natyrisht me pak kalori), manaferra me pak mjaltë, komposto e ftohtë nga pemë të ndryshme, pjeshka me ajkë…
Po ashtu, mund të përgatitni vet në shtëpi, jogurt të këndshëm pemësh nga jogurti i payndyrshëm dhe pemët e preferuara.

/zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakArsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin
Artikulli vijuesSulmohen shqiptarët në Strugë