Çaj majdanozi për këmbët e ënjtura

Ënjtja e këmbëve është shpesh një simptomë e hershme e pamjaftueshmërisë venoze ose qarkullimit të dobët të gjakut.

Kjo është një lloj gjendje ku gjaku lëvizë në mënyrë të papërshtatshme nga venat në këmbë e deri lartë në zemër.

Sidoqoftë, kur këto valvula të dobësohen apo të mos e kryejnë punën siç duhet, gjaku rrjedhë përsëri poshtë duke lejuar që lëngjet të mblidhen në këmbë apo shputa.

Ekzistojnë shumë arsye pse këmbët mund t’i ënjten dikujt. Ato arsye përfshijnë:

Mbipesha;
Dieta të pasura me kripë;
Cikli menstrual;
Shtatzënia;
Qëndrimi i tepërt në këmbë ose ulur.
Sidoqoftë, ka disa veprime që mund t’i bëni për të ndihmuar në parandalimin e ënjtjes së këmbëve. Këto veprime përfshijnë:

T’i ngritni këmbët lartë përderisa qëndroni të shtrirë;
Të bëni ushtrime të këmbëve;
Të hani ushqime me pak kripë
Të lëvizni çdo 30 minuta nëse bëni punë që kërkon të qëndroni më shumë ulur
Të pini këtë çaj të mrekullueshëm nga majdanozi.
Pirja e këtij çaji ju ndihmon në heqjen e ënjtjeve në këmbë, për shkak që këto barishte përmbajnë shumë ushqyes. Gjithashtu, një nga vetitë shëruese të majdanozit është se ju lejon që të urinoni më shpesh, duke ju mundësuar kështu që t’i hiqni lëngjet që akumulohen në këmbët tuaja.

Si ta përgatitni këtë çaj të thjeshtë?
Mblidhni rrënjë dhe gjethe të freskëta majdanozi.Prisni rrënjët dhe gjethet imët dhe përzieni së bashku.Merrni 5 lugë çaji nga kjo përzierje dhe vendosni në gjysmë litre ujë të vluar për 5 minuta.Më pas, lëreni të qëndrojë për 20 minuta derisa të freskohet. Ndani pjesët e ziera të majdanozit nga çaji.

Artikulli paraprakNxënëset e Sh.M.Q.Sh. “Marija Kiri-Skllodovska” fituan vendin e katërt në turnirin “Gjimnaziada”
Artikulli vijuesMeksikë, tërmet me magnitudë prej 5.9 ballë