Këshilli i Evropës bën thirrje për shfuqizim të ligjeve që kanë shënjestruar muslimanët

Komisionieri i të drejtave të njeriut pranë Këshillit të Evropës Nils Muiznieks, ka bërë thirrje për shfuqizim të ligjeve që shënjestrojnë muslimanët në veçanti, siç është ai i ndalimit të perçes ne vendet publike në Francë.

Në një mesazh të tij të publikuar në faqen e Këshillit të Evropës, Nils thotë:”Duhet që qeveritë ti shfuqizojnë të gjithë ligjet, sidomos ato që shënjestrojnë në veçanti muslimanët, si dhe të ndalojnë çdo formë diskriminimi në bazë të fesë dhe besimit.”
Ai shtoi:”Parti të mëdha kanë keqpërdorur ndjenjat e skepticizmit ndaj myslimanëve për të vendosur ligje që kufizojnë lirinë e kësaj shtrese. Në Belgjikë dhe Francë, gratë që mbajnë perçe në vendet publike gjobiten.”
Nils Muiznieks mendon se muslimanët e Evropës ballafaqohen sistematikisht me forma nga më të ndryshmet të diskriminimit dhe dhunës, gjë e cila i shtyn për më shumë izolim social.
Sipas një studimi të fundit të Agjencisë për të drejtat themeltare pranë BE, 1/3 e muslimanëve kanë rënë pre e diskriminimit gjatë 12 muajve të fundit dhe se ¼ e atyre që janë marrë në pyetje nga policia, janë arrestuar. /ardhmeriaonline/kohaislame

Artikulli paraprakNETANJAHU: NDREQJA E MARRËDHËNIEVE ME TURQINË, E DOMOSDOSHME
Artikulli vijues15 ushqimet më hidratuese