Këshilli i NATO-s sot në Kosovë

Një delegacion i Këshillit Veriatlantik i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sot vizitojnë Kosovën.
Sipas një kumtese të NATO-s, delegacioni do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Dreës si dhe me përfaqësuesit kryesorë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjithashtu delegacioni do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Zëvëndëskryeministrin Sllobodan Petroviq.
Në orët e pasdites Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen pritet të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Sllatinës./BS/kohaislame

Artikulli paraprakESAD: NUK MË FRIKËSON FATI I ISH-LIDERËVE TË LIBISË DHE EGJIPTIT
Artikulli vijuesKoncepti iPhone 5 në formë byzylyku