Këshilli i Sigurimit diskuton për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë lidhur me themelimin e një Zyre të re civile në mbështetje të përpjekjeve të OKB-së dhe Ligës Arabe për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri skadon të dielën, ndërkaq Këshilli kishte vendosur dy kushte për vazhdimin eventual të mandatit: ndërprerjen e përdorimit të armëve të rënda nga qeveria dhe reduktimin e dukshëm të dhunës, raporton Rel.

Në një letër dërguar Këshillit të premten e kaluar, sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se nuk është përmbushur asnjë nga këto kushte dhe se, tani, Siria po rrezikon “hyjë në një luftë të tërësishme civile”. /kohaislame

Artikulli paraprakPresidentja Jahjaga nuk do të dorëhiqet
Artikulli vijuesMekë – Gyl takohet me presidentin Ahmedinexhad për të biseduar rreth Sirisë