Siri, sulmohet universiteti i Alepos, 80 të vdekur

Më shumë se 50 persona janë vrarë në dy shpërthime të njëpasnjëshme, në një kampus universitar në qytetin verior sirian Alepo.

Shpërthimet goditën zonën mes konvikteve të Universitetit dhe fakultetit të arkitekturës. Observatori sirian deklaroi se numri i të vdekurve arriti në 52, por guvernatori i këtij qyteti thotë se janë vrarë 82 persona.

Televizioni shtetëror deklaroi se sulmi ishte kryer nga ata që ai i cilëson terroristë që kishin nisur raketat drejt kampusit, por aktivistët thanë se raketat u lëshuan nga avionë qeveritarë.

Alepo ka qenë skena e shpërthimeve të shumta dhe sulmeve ajrore, ndërsa forcat qeveritare përpiqen të shkëputin qytetin nga kontrolli i rebelëve. Ndërkohë universiteti gjendet në një zonë e cila vijon të kontrollohet nga forcat qeveritare. Agjencia shtetërore e lajmeve Sana tha se universiteti u godit në ditën e parë të provimeve për studentët.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, treni del nga shinat, 17 të vdekur
Artikulli vijuesHollande njofton rifillimin e forcimit e dispozitivit ushtarak francez në Mali