“Të prirë nga situata aktuale politike, kur tashmë janë rrënuar të gjitha vlerat demokratike dhe institucionet drejtuese të shtetit, Këshilli Opozitar e sheh të udhës që, në frymë të përcaktimeve të tij për fuqizimin e frymës opozitare kundër këtij regjimi despotik dhe antiperëndimor i VMRO-BDI-së, të shprehë përkushtimin e tij edhe për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve që shkojnë në drejtim të betejës kundër këtij pushteti diktatorial”, thuhet në njoftimin e Këshillit Opozitar.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë edhe më tej ta zhvillojnë dhe kultivojnë, si[ thonë frymën opozitare shqiptare dhe në vazhdimësi do t’i mbështesë të gjitha nismat që kanë për qëllim ta rrënojnë këtë regjim, me qëllim që ta rikthejë demokracinë e nëpërkëmbur në Maqedoni.
“Duke u prirë nga kjo, që nga dita e sotme edhe Këshilli Opozitar do të jetë aty ku është zëri i protestës qytetare kundër këtij regjimi”, shtojnë nga Këshilli Opozitar.