Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi pjesën e dytë të dëshmive dhe provave se në veri të Kosovës po bëhet kontrabandë me mallra ndërsa policia duket ndihmesa e kontrabanduesve që t’i kenë rrugët e hapura.
Në emisionin e parë, u sollën dëshmitë se si kontabanduesit, për të futur mallrat nga Serbia në Kosovë, së pari linin para të shumave të ndryshme në dyqanë të ndryshme në veri të Kosovës, të cilat më pas i merrnin zyrtarët policor.
Njëri nga kontrabanduesit, pranoi që të marr një kamerë të Drejtësia në Kosovë për të treguar se si kalohet përmes rrugëve ilegale në veri të Kosovës.
Pamjet e transmetuara tregojnë se brenda natës nga Serbia për në veri të Kosovës, kalojnë kamionë të shumë të kontrabanduara.
Drejtësia në Kosovë, kontaktoi me personin i cili bënte përcjelljen e kamionëve.
Në bisedën telefonike, përcjellësit kontrabandist i kërkohet që të takohen për kafe.