Kosova refuzoi miqësore me Marokun

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pasur ofertë që më 31 gusht të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Marokut. Por një ndeshje me Marokun nuk e kishte preferuar përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.

Më 31 gusht me Marokun miqësore do të luajë Shqipëria, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi pasur rast të luajmë ndeshje miqësore kundër Marokut, por nuk kemi pranuar. Ka qenë oferta para Shqipërisë, por shtabi teknik ka vlerësuar që nuk është mirë të luajmë 6-7 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Finlandës”, ka thënë Vokrri.

Artikulli paraprakBastisje në Prishtinë, gjashtë të arrestuar për sulmin në Kuvend (Foto)
Artikulli vijuesMercedes GLB sipas Auto Bild