11 princër përfunduan në pranga javën e kaluar pas një proteste në Pallatin Mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.
Mediat shkruajnë se Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman përdori forcat elitare të Gardës Mbretërore për të vënë në pranga protestuesit, transmeton tch.
Princërit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj një urdhri të fundit, i cili ndalonte pagesat e bëra prej shtetit pjesëtarëve të familjes mbretërore, me qëllimin që të mbulohen faturat e tyre të ujit dhe energjisë elektrike.