KFOR-i bllokon rrugën Zveçan Rudare, serbët grumbullohen

0
106

Të gjitha rrugët që shpijnë nga Zveçani për në fshatin Rudare dhe te barrikada e çimentuar në vendin e quajtur “Dudin krsh” janë të bllokuara, raporton B92.

Sipas B92-shit, pjesëtarët amerikanë të KFOR nuk lejojnë kalimin as për automjete as për udhëtarë- këmbësorë, ndërkohë që numër i madh i qytetarëve serbë është nisur në drejtim të Rudares pas rënies së sirenave në Zveçan dhe në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të medieve serbe edhe te “Dudin Krsh” janë vendosur një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it dhe i qytetarëve , të cilëve për shkak të bllokimit të rrugëve nuk ka mundësi t’u dërgohet përforcime.

Mediat serbe raportojnë se qytetarët po grumbullohen në numër gjithnjë e më të madh për të penguar KFOR-in që kishte paralajmëruar heqjen e barrikadave.koha/kohaislame