Thaçi informon sot depuetët për takimin me Daçiqin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë sot në Kuvend për takimin e tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit të hënën.

Thaçi dhe Daçiq janë takuar më 19 tetor në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimi i tyre është mbështetur nga diplomatët e Perëndimit, ndërsa në Prishtinë ka nxitur protesta të Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve, por duhet respektuar fuqishëm parimin e dialogut ndërmjet dy shteteve sovrane.

Artikulli paraprakPoliçan, gjendet e mbytur në lumë nëna e tre fëmijëve
Artikulli vijuesPushohen nga puna 100 policë rusë të droguar