Khan, kryetari i parë mysliman i Londrës

Laburisti anglez Sadiq Khan ka fituar zgjedhjet për kryetar të Londrës, duke u bërë kështu myslimani i parë në këtë post.

“The Guardian” raporton se Khani është fitues i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës.

Burimet i kanë thënë gazetës prestigjioze se sipas rezultateve preliminare, Khan ka fituar 80 për qind të votave.

Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Rivali i tij kryesor në këtë garë ka qenë konservatori Zak Goldsmith, transmeton kp.

Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij.

Artikulli paraprakAmerika krijon 160 mijë vende pune në muajin prill
Artikulli vijuesMustafa i bindur se Kosova po bën progres në zhvillimin ekonomik