Publicisti Kim Mehmeti në llogarinë e tij në facebook, u ka dhënë përgjigje gjithë atyre që e pyesin se përse duhet të dilet në protesta më 9 maj.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
“Për ata që më pyesin pse duhet të dalin në këto protesta, për ata që nuk e kanë kuptuar se protestat nuk pasqyrojnë vetëm revoltën por edhe vetëdijen politike, për ata që më shumë rëndësi i kushtojnë formës se sa përmbajtjes sonë të dhembshme e të mjerueshme politike, në vend të përgjigjes, po ua përcjell foto -arnimin që e shoqëron këtë postim! Dhe nëse ato pamje nuk ju rikujtojnë asgjë, nëse ato nuk ju çojnë të ndjeni dhembje dhe nuk ju bëjnë të ndjeheni i përbuzur dhe i poshtëruar nga regjimi DPMNE-BDI, atëherë pa ju akuzuar për asgjë, po ua them se ju me të vërtet edhe s’keni pse dilni në këtë protestë!”