Kim Mehmeti: Pse heshtin PDSH dhe BDI për rastin e "Bombave" ?

Shkrimtari ynë Kim Mehmeti, i cili pa dyshim është një ndër shqiptarët më me ndikim në Maqedoni, në faqen e tij të FB që e përcjellin më shumë se 125 “fansa”, ka postuar këtë qëndrim lidhur me “bombat” e Zaveit:

“Shqiptarët e Maqedonisë me padurim i presin bombat e opozitës maqedonase, e që thuhet se do e shpalosin fytyrën kriminale e korruptive të shumë drejtuesve të këtij shteti. Por, nuk është e pabazë as droja se kinse për të mos i acaruar marrëdhëniet ndëretnike, të mos publikohen ‘bombat’ që kanë të bëjnë me veprat komprometuese të kryesuesve të BDI-së e PDSH-së. Nëse ndodh kjo, atëherë shqiptarët duhet ta din se një gjë e tillë, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përpos me të vërtetën se VMRO-ja e LSDM-ja dallojnë me shumëçka mes veti, por jo edhe për ka mendësia politike se vetëm shqiptari i korruptuar është i përdorshëm për shtet e pushtet. Më në fund, duhet pranuar se ‘luanët’ e dikurshëm të Gligorovit – pra LSDM-ja – ishin ata që të parët e praktikuan mendësinë çoroditëse se më mire është t’ua plotësosh gjitha dëshirat qindra shqiptarëve, se sa tërë popullit t’ia japësh atë që i takon! Pastaj nuk duhet harruar edhe atë se ne shqiptarët jemi ata që u dëshmuam partive maqedonase se jemi në duart e BDI-së e PDSH-së dhe se këto dy parti, mund të ne lënë në hipotekë te cili do partner maqedonas! Nëse udhëhiqet nga kjo mendësia, kësaj radhe LSDM-ja do gabojë, ngaqë shqiptarët e këtushëm nuk jam më të gatshëm që stabilitetin e marrëdhënieve ndëretnike ata ta paguajnë me ndjenjën se askush nuk i përfaqëson në institucionet e shtetit! Pastaj shqiptarët janë aq të logjikshëm sa ta dinë se ‘bombat’ eventuale të LSDM-së për politikanët shqiptarë, mund të ngjajnë në ‘fishekzjarrë’ në krahasim me atë që dinë e që herdo-kurdo do e tregojë VMRO-ja për kryesuesit e BDI-së e PDSH-së!” /kohaislame

Artikulli paraprakKore e Veriut: Pheniani teston me sukses një raketë të re
Artikulli vijuesPolicia serbe kosovarëve nëpër Serbi: Tash ku po shkoni, kush po ju dëbon Serbia a Kosova?