Qendra të fuqive ideologjike në botë gjenerojnë krizat si kjo e Parisit

0
180

Dënoj aktet e dhunës edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër, por këto aktet e dhunës janë të prodhuar, ndërsa pasojat e këtyre dukurive duhet hulumtuar, thotë prof. dr. Adnan Sillajxhiqi. Çdo njeri i mençur  dhe i arsyeshëm, aktin e sulmit të tillë do ta karakterizojë si brutal, johuman, jonjerëzor, njëjtë sikurse edhe djegien e xhamive në Suedi, dhe këto sulme duhet vështruar njëkohësisht, e jo të ndarë, ka thënë dr. Adnan Sillajxhiqi, profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame, lidhur me sulmin në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.

 

Dënoj aktet e dhunës edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër, por këto aktet janë të prodhuara, ndërsa pasojat e këtyre dukurive duhet hulumtuar, ka thënë, duke marr parasysh se kanë ekzistuar një varg sulmesh brutale në personalitete të çmuara, bile edhe në institucionet kulturore, ” e ata janë shenjat e kohës tonë”. Sipas mendimit të tij, çështja thelbësore është pse paraqiten individë të këtillë dhe për çfarë pasojnë përgjigjet e tilla në sulmet brutale të cilët ndodhin jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë në botë. Cek se autorët shumë përgjegjës, të cilët merren me historinë e Evropës së bashkuar nga vitet e pesëdhjeta e këndej, në kuptimin kulturor, ideologjik, politik dhe filozofik janë të vetëdijshëm me faktet se me idenë e multi kulturorizmit në Evropë diç nuk është në rregull. Sqaron më tutje se sot nën maskën e integrimeve myslimane dhe pakicave tjera etnike kryhet një diskriminim i tmerrshëm, një lloj i ri i “eugjenikës” e cila nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitores së Evropës së lirë kundër fashizmit Hitlerian, “ keni një numër të madh të dukurive të cilët në to udhëzojnë”. Nuk i amnistoj këto sulme, mos të më kuptoj gabimisht dikush, por këto janë në kuptim social, sociologjiko-kulturor të prodhuara nga gjendja e punëve jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në nivel botëror si tërësi, theksoi prof. Sillajxhiqi. Shtoi se këtë lloje të shprehjeve brutale, bile edhe i emocioneve dhe njohurive, prodhojnë jo vetëm religjionet, por edhe sistemi ekonomik, neoliberal, global të ndonjë tregu të jo kontrolluar të tregut neo liberal. Ne sot jetojmë në botë dhe kulturë johumane. Sepse as një religjion nuk promovon idenë e së keqes e as të sulmit në integritetin e personalitetit dhe të gjitha vlerave universale. Ekzistojnë disa qendra të fuqive ideologjike në botë të cilët gjenerojnë këto kriza dhe prodhojnë individë, dhe pastaj tërë përgjegjësinë i vendosin në religjione, bartësve të religjiziotetit, në kultura, ka thënë Sillajxhiqi. 

Është i sigurt që në realitet, as religjionet, as kulturat nuk prodhojnë dhunë, por këtë “dhunë” prodhojnë pikërisht këto qendra  të cilët gjenerojnë personalitete të tilla shizoide dhe skizofrene.     

 

Tani ekzistojnë bartësit e islamit të cilët në emër të ndonjë ideje universale kryejnë disa gjëra. Lajmërohen njerëzit të cilët veten e çojnë në ajër me bombë në emër të ndonjë ideali, por duhet shqyrtuar kush i ka prodhuar, ka thënë Sillajxhiqi dhe ka shtuar se ekzistojnë arsyet dhe faktorët të cilët kanë sjell  te paraqitja e tyre, nuk janë lajmëruar ata nga qielli dhe papritmas. Cek se në histori nuk ka asgjë që paraqitet në vakuum, për të gjitha ekzistojnë faktorët dhe arsyet për dukuritë. Njerëzit e mençur në Evropë konsiderojnë se këto dukuri janë shkaktuar edhe brenda Bashkimit Evropian, natyrisht edhe brenda botës tjetër. Kjo është një politikë hegjemoniste, shumë çka nuk është në rregull në tërë botën, është qëndrimi i Sillajxhiqit. Është i mendimit se të gjitha këto dukuritë dhe ekseset duhet shqyrtuar nga një aspekt kompleks, dhe se njerëz të tillë ka kudo, edhe në Bosnjë e Hercegovinë e cila  nuk mund të amnistohet.     

 

Bosnja dhe Hercegovina vepron dhe funksionon brenda matricës kulturore evropiane, dhe plotësisht është natyrore, se tani pas përfundimit të luftës ka të tillë shumë më tepër. Të gjitha vlerat negative, nga kultura evroperëndimore, po trokasin në dyer të mëdha në Bosnjë e Hercegovinë dhe na krijojnë probleme të gjithë neve, përfundoi Sillajxhiqi.