Kina, 3 miliardë euro investime për Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshi Shqipërinë

BEIJING, CHINA - MARCH 15: Chinese Premier Li Keqiang speaks during a press conference after the closing of the Fifth Session of the 12th National People's Congress (NPC) at the Great Hall of the People on March 15, 2017 in Beijing, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Kryeministri kinez, Li Keqiang njoftoi zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (PECO), gjatë një samiti në Budapest me synim rritjen e bashkëpunimit të Pekinit me këtë rajon.

Kryeministri kinez, Li Keqiang njoftoi zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (PECO), gjatë një samiti në Budapest me synim rritjen e bashkëpunimit të Pekinit me këtë rajon.

“Banka për Zhvillim e Kinës do të vendosë në dispozicion dy miliardë euro në kuadër të një shoqate ndërbankare me PECO-n të krijuar sot”, tha ai.

Kryeministri kinez deklaroi gjithashtu edhe dhurimin e një miliardë eurove për një fond investimesh ku pjesa më e madhe do të shkojë për PECO.

Li i bëri këto njoftime me rastin e një mbledhje me 16 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit anëtarë ose jo të BE-së (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Republikë Çeke, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Serbi) të organizuar në kryeqytetin hungarez.

Kryeministri kinez garantoi gjithashtu vendet e Evropës Perëndimore të shqetësuar që shohin shtimin e investimeve kineze në Evropën Qendrore.

“Bashkëpunimi jonë është i hapur dhe transparent, ne do të bëjmë të mundur që gjithçka të jetë brenda kontekstit më të gjerë të marrëdhënieve mes Kinës dhe BE-së”, garantoi ai.

Artikulli paraprakLimaj: Demarkacioni shpejt do ta marrë epilogun e vet
Artikulli vijuesKryeministri: Jemi të gatshëm t’i pranojmë në atdhe kosovarët që shkuan në luftë në Siri