Një i vdekur dhe tre të lënduar në Komoran

V. Morina, rreth 30-vjeç, e ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore derisa ishin duke punuar në një auto-servis në fshatin Komoran të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar  Flora Ahmeti zyrtare për media në Policinë Rajonale në Prishtinë, ku sipas saj, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 10:00 në një auto-servis.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa dy prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe tjetri ndodhet në shtëpinë e shëndetit në Drenas”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës dhe prokurori publik.

Rasti ende nuk është kualifikuar nga prokurori, por Indeksonline nga burimet e veta ka marrë vesh se deri të ngjarja ka ardhur kur viktimat kanë qenë duke punuar në një kamion, papritmas ka shpërthyer goma dhe më pas ka rrëshqitur kamioni.

Hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë në vendin e ngjarjes.kohaislame

Artikulli paraprakBashkësia Islame në Maqedoni prononcohet rreth ndalimit të Ezanit
Artikulli vijuesPacolli: Nuk ka kush para në botë për ta blerë Trepçën