Kina akoma pa Facebook

Mos pritni që Facebook së shpejti do të hyjë në tregun e Kinës.

Sipas The Next Web, Jayne Leung, që është drejtoreshë e Facebookut për Azinë Veriore, zbuloi gjatë ngjarjes Çështjet rreth Medias Shoqërore në Hong Kong gjatë ditës së premte që rrjeti shoqëror ende nuk ka plane që të lëshohet në Kinë.

Kanë qarkulluar zëra rreth asaj se Facebook do të hyjë në Kinë që nga viti 2007 kur ndërmarrja së pari regjistroi emrin e domenit Facebook.cn.

Më parë gjatë këtij viti, CEO Mark Zuckerberg vizitoi gjatë pushimeve Kinën, duke i mbushur edhe më tej këto thashetheme. Për Facebookun, Kina përfaqëson një mundësi që në masë të madhe të zgjerojë bazën e vet të përdoruesve.

Ky shtet për momentin ka më tepër se gjysmë milionë përdorues të internetit, ndërsa Facebook është gati që të ketë 1 miliard përdorues.

Sidoqoftë, planet për t’u lëshuar në këtë vend janë ndërlikuar nga fakti që qeveria kineze ka bllokuar qasjen në Facebook që nga viti 2008.

Gjersa disa në Kinë gjejnë rrugë për ta tejkaluar këtë pengesë, shumica janë kthyer tek rrjetet e tjera shoqërore si Sina Weibo, që zbaton rregullat e kufizimeve të caktuara nga Kina. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakLibi, dronë amerikanë në Bengazi?
Artikulli vijuesVendet e rezervuara për minoritetet paralizojnë shtetin