Libi, dronë amerikanë në Bengazi?

Disa avionë amerikanë të telekomanduar mund të fluturojnë mbi Bengazi dhe lokalitete të tjera në lindje të Libisë për të goditur personat që kryen sulmin në selinë diplomatike amerikane në Bengazi.

Lajmin e bën të ditur CNN, që citon burime sipas të cilave propozimi për të përdorur dronët pritet të miratohet së shpejti nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.

Përveç vdekjes së ambasadorit amerikan Chris Stevens, një funksionari të konsullatës dhe dy marinsave, pesë civilë amerikanë kanë mbetur të plagosur./tch/kohaislame

Artikulli paraprakAuditori e çon UP-në në prokurori
Artikulli vijuesKina akoma pa Facebook