Kina gjithnjë e më e fortë në patenta

0
520

Numri i patentave të paraqitur gjatë vitit të kaluar arriti nivel rekord, më së shumti duke iu falënderuar rritjes së madhe të numrit të patentave në vendet siç është Kina.

World Intellectual Property Organization (WIPO) publikoi se vitin e kaluar është shënuar rritje e numrit të patentave të paraqitur për 10% në krahasim me vitin 2010, në krejtësisht 181,900. Përfaqësuesit e WIPO-së theksojnë se rritja e numrit të patentave nënkupton se kompanitë në mbarë botën vazhdojnë të investojnë në inovacione përkundër pasigurisë në ekonominë globale.

Sipas numrit të patentave të paraqitur ende po udhëheqin SHBA-të (26.7%), Japonia (21.4%) dhe Gjermania (10.2%), por gjithnjë e më shumë po ju afrohet Kina e cila vitin e kaluar shënoi rritje të paraqitjes së patentave prej 33.4% dhe mban pozitën e katërt me 9%. Gjithashtu theksohet se prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikimit ZTE me 2,826 paraqitje për patenta tejkaloi Panasonicun dhe u bë kompania udhëheqëse për nga numri i patentave të paraqitur. Në vendin e tretë është prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikimit, Huawei, me 1,831 paraqitje.