Zbulohen imazhe të qarta të HTC One M9

HTC One M9 ka filluar të shfaqet në horizont, ndërsa kompania tajvaneze po përgatitet për prezantimin zyrtar të telefonit në Kongresin Mobil Botëror. Telefoni me pseudonimin “Hima”, u shfaq në disa imazhe në një uebsit francez. Ky i fundit i largoi imazhet duke thënë se po përpiqej të mbronte burimin e tyre.

Sigurisht, këto imazhe bënë xhiron e botën në internet përpara se të largoheshin, dhe ne po i paraqesim në të gjithë madhështinë e tyre. Pjesa e pasme e telefonit nuk duket se do të sjellë ndonjë ndryshim dramatik krahasuar me M8, por ajo që vëmë re është hapësira e lentes së kamerës në formë katrore dhe skaje të rrumbullakuara. Por ku është sensori dytësor karakteristik për kamerën duale të M8 ?

Nga imazhet është e pamundur për ne të përcaktojmë madhësinë e tij, po duhet të jetë mes 5 inç të M8-ës dhe 5.5 inç të smartfonëve modern.

HTC One është një produkt mjaft i rëndësishëm i kompanisë tajvaneze e cila po përpiqet të ruajë gjendjen aktuale të shkëlqyeshme të ardhurave të kompanisë pas një rënie në muajt e shkuar. Krahas HTC One M9, të gjithë po presin të shohin edhe një orë inteligjente nga kompania, e cila do të ishte një shoqëruese e mirë për M9. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakGjermani: Islamizim prej katolikëve?
Artikulli vijues241 ditë grevë