Për herë të parë paraqiten pamje të iPhone 5C

Një pamje e iPhone 5C ka dalë online përgjatë një shitësi me pakicë nga Rumania, që e paraqet pajisjen e përballueshme për nga çmimi të Apple.

Fotografia tregon modelin me ngjyrë të bardhë që e ka sistemin iOS 7, por kuptohet që pajisja po ashtu do të vijë me ngjyrë të kuqe, të verdhë, të gjelbër dhe të kaltër. Disa nuanca të tjera po ashtu janë paraqitur, duke përfshirë stilin si qielli i kaltër dhe disa variante me ngjyrë të verdhë dhe ngjyrë trëndafili.

Një version me ngjyrë të zezë po ashtu është zbuluar, por është thënë që ky është i rremë. Është e mundshme që disa nga të tjerët mund të jenë po ashtu të pavërtetë.

Derisa pamjet mund të paraqesin një pamje mbase e cila nuk është e vërtetë, ka një dukje mjaft bindëse dhe, nëse lajmërimi i përfolur më 10 shtator është i vërtetë, atëherë materiali i tillë me gjasë tashmë do të ishte përgatitur dhe do të ishte në qarkullim. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakLeximi të ndihmon rreth plakjes
Artikulli vijuesBE përshëndetë lirimin e Mubarakut