Kina i frikësohet daljes së Britanisë nga BE-ja

Në Kinë duket se ekziston një mendim i përbashkët sa i përket referendumit në Britani për qëndrim apo largim nga BE-ja: politikanët dhe biznesmenët dëshirojnë që britanikët të votojnë në favor të qëndrimit brenda unionit.

Për të kuptuar këtë pikëpamje, duhet shikuar shkalla e lartë e investimeve kineze në Britani.

Tashmë ekziston listë e gjatë e kompanive britanike që tani kanë edhe pronar kinezë. Dhe, po ashtu, Britania është vendi i dytë i preferuar i investitorëve kinez në Evropë, pas Italisë, shkruan BBC.

Këta investitorë frikësohen se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve do të dëmtohen nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian.

John Zai është një nga këta investitorë. Ai vjen nga Shangai dhe është pronar i Coccon Netëorks, një kompani që planifikon të bëjë investojë në kompani të teknologjisë në Evropë, por me prioritet në Britani.

Por, këto plane mund të ndryshojnë nëse Britania voton të largohet nga BE. “Do të na shkaktojë probleme të mëdha,” ka thënë ai.

Shumë njerëz besojnë se ekonomia e Britanisë së Madhe do të lulëzoje për shkak të marrëdhënieve të mira me Kinën. Marrëveshje të larta deri në 40 miliardë funte u nënshkruan në tetor të vitit të kaluar kur presidenti kinez vizitoi Britaninë.

Artikulli paraprakProdhimet kosovare të drurit ekspozohen në Gjermani
Artikulli vijuesDyshojnë në manipulimin e raportit të policisë, kërkojnë drejtësi