Në Shkup për herë të parë u mbajt gara për fëmijët me sindromën Daun. Organizatorët e kësaj gare thonë se qëllimi i kësaj ngjarje sportive është ngritja e vetëdijes për personat që janë me sindromën Daun si dhe përfshirja e tyre e barabartë në aktivitete sportive. Për të qenë pjesëmarrës i garës secili person duhej të bëjë një donacion 150 denarësh (2.5 euro) ndërsa për vet personat me sindromën në fjalë, pjesëmarrja ishte falas.
“Mjetet e grumbulluara nga gara do të shfrytëzohen për trajnim njëvjeçar të fëmijëve, marrjen me qira të një salle, sigurimin rekuizitave, sigurim të personave kompetent që do të punojnë me ta dhe organizimin e seminarve për fëmijët dhe prindërit e tyre. Këtë vit është për herë të parë por të shpresojmë se do të shndërrohet në traditë dhe në të ardhmen do të organizojmë për çdo vit”, ka deklaruar Biljana Kuzmanovska, organizatore e garës.
Ajo me keqardhje konstatoi se në Maqedoni nuk ka regjistër të saktë për numrin e fëmijëve të prekur nga ky sindrom.
Të gjithë fëmijët me sindromën Daun pas garës u shpërblyen me nga një medalje dhe dhurata të ndryshme, ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë, shpërblimet u dhanë duke aplikuar modelin e lotarisë.
Përveç garës së vrapimit, organizatori u përkujdes që fëmijët të garojnë edhe në basketboll, futboll dhe skermë.
You Might also Like
Këshilla të shkëlqyera nga Warren Buffet
Warren Buffett, ka lindur në 1930 dhe është një nga biznesmenët më të suksesshëm amerikanë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Dëshmia e anëtarit të FETO-s: Me betim në Kur'an kurdisnim provimet
Zyrtari i arrestuar i policisë gjatë hetimit kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, pranoi se…
By
Redaksia
6 Min Read
Fajon: Ratifikimi i demarkacionit para pushimeve të verës, ndryshe humbet shansi
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios…
By
Redaksia
4 Min Read
Shikimi i Allahut në ëndërr
Shikimi i Allahut në ëndërr Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) Pyetësi: Të shikuarit e Allahut…
By
Redaksia
1 Min Read
Haki Abazi: Djegia e veturës sot është e njejtë me pshurrjen kundërevulocionare në vitet Jugosllavisë
Ne Janarin e vitit 1987, ne mengjes heret, tre insptektore te sigurimit erdhen ne klasen…
By
Redaksia
3 Min Read
Mjalti i farave të zeza, sipas shumë mjekëve cilësohet si bombë për gjakun e njeriut!
Mjalti i farave të zeza është mjaltë natyral dhe organikë ku aroma dhe shija e…
By
Redaksia
2 Min Read
