Kina ndalon agjërimin në Xinjiang

Qeveria kineze ua ka ndaluar agjërimin shërbyesve civil, mësuesve dhe nxënësve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një rajon që kryesisht banohet nga myslimanët.

Në Xinjiang ku 58 përqind e banorëve janë mysliman, restorantet janë urdhëruar të vazhdojnë punën normalisht si ditëve të tjera.

Përderisa shumica e myslimanëve në botë janë duke agjëruar nga agimi deri në muzg gjatë këtij muji, kjo praktikë po ndalohet në Kinën komuniste.

“Anëtarët e partisë, nënpunësit civil, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit dhe nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë aktiviteti fetar”.

“Gjatë këtij muaji, dyqanet ushqimore nuk duhet në asnjë mënyrë të qëndrojnë të mbyllura”, shkruhet në lajmërimin e qeverisë.

Artikulli paraprakRamazani në Siri, në tregjet e Halepit ekspozohen pogaçe, hurma, frute
Artikulli vijuesTurqi: në 749 xhami teravitë falen me hatme