Ramazani në Siri, në tregjet e Halepit ekspozohen pogaçe, hurma, frute

Tregu në Halep para iftarit të parë të Ramazanit është disi më i vizituar se zakonisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Sirianët përskaj sulmeve ajrore të regjimit sirian bënë blerjen e parë para iftarit. Në qytet është përhapur aroma e pogaçes.

Nëpër tezga mund të vërehen pasta të ndryshme, fruta, perime, por edhe hurma.

Në Halep janë të shpeshta sulmet e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad si dhe të Rusisë. Shënjestër e sulmeve në të shumtën e rasteve janë vendbanimet, tregjet, objektet fetare, shkollat dhe spitalet.

Artikulli paraprakPolicia skoceze shqyrton lejimin e mbulesës si pjesë të uniformës policore
Artikulli vijuesKina ndalon agjërimin në Xinjiang