Kina përsëri ka ndaluar agjërimin e muajit të Ramazanit në pjesën e Xinjangit, pjesë ku banojnë myslimanët, shërbyesit civil, studentë dhe mësuesit.
Myslimanët të cilët banojnë në këtë pjesë, e cila njihet si pjesë ku ka pakicë të Ujgurëve, u është urdhëruar që mos të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Lideri i Ujgurëve, Dilxat Raxit, e sheh këtë lëvizje të pushtetit Kinez si formë për të kontrolluar besimin e tyre Islam dhe paralajmëron se kjo do shkaktojë rezistencë nga banorët e Ujgurit për të kundërshtuar qeverinë kineze ende më shumë.
Kjo nuk është hera e parë kur qeveria kineze bën presion duke ndaluar të drejtën themelore të besimit, e pastaj duke i persektuar myslimanët në mënyrë çnjerëzore./KohaIslame
(Burimi: http://www.independent.co.uk)