Kina ndryshon qëndrimet ndaj muslimanëve ujgur!

A po lëshon Kina deklaratën e parë pajtuese ndaj grupit etnik të ujgurëve musliman që i ka izoluar dhe shtypur ndër vite?

Kryeministri kinez Li Keqiang, gjatë një fjalimi para shefit të partisë komuniste dhe delegatëve të krahinës Xinjiang për herë të parë pranoi frustrimin e thellë që e ndjejnë të rinjtë ujgur për humbjen e kulturës ujgure dhe më e keqja për shkak të papunësisë së
madhe në krahinë, shkruan aljazeera balkans.

“Lejoni njerëzit, sidomos të rinjtë, të merren me diçka dhe të fitojnë para”, tha kryeministri kinez para të pranishmëve në sesionin vjetorë të parlamentit.

Ai u bëri thirrje kompanive të investojnë në Xinjiang, ndërsa banorëve shumicë u bëri thirrje që të shoqërohen më shumë me vëllezërit ujgur.

“Zhvillimi dhe stabiliteti i Xinjiangit bazohet në unitetin nacional dh etnik si dhe në sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

(Islampress)

Artikulli paraprakPastrimi të qetëson nervat?
Artikulli vijuesEksperienca ime me shami