Kinë, 12 të vdekur nga rrëzimi i vinçit

Personat e plagosur aktualisht gjenden për kurim në spital, ndërsa në bazë të vlerësimeve të para, vinçi është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 të tjërë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të vinçit në një hapësirë ndërtimore në rajonin Guangdong në jug të Kinës, raporton Anadolu Agency

Siç shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, tragjedisë i ka paraprirë rrëzimi i vinçit mbi disa shtëpi të montuara.

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

Personat e plagosur aktualisht gjendet për kurim në spital, ndërsa në bazë të vlerësimeve të para, vinçi është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Për momentin po zhvillohet një opeacion kërkim shpëtimi.

Artikulli paraprakÇfarë nuk duhet të hamë nëse kemi probleme me zorrën e trashë
Artikulli vijuesRënie industriale në Eurozonë pas fillimit të vrullshëm