Kinë, aktivistët kërkojnë ndalimin e festivalit të mishit të qenit

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë apeluar mbylljen dhe ndalimin e festivalit verorë të mishit të qenit i cili mbahet çdo vit në jug të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët thonë se çdo vit për nevojat e festivalit i cili fillon më 20 qershor “sakrifikohen” nga 10 deri në 20 milionë qenë të cilët vriten në mënyrë mizore.

Yu Hongmei, drejtor i Shoqatës për Mbrojtjen e kafshëve VShine thekson se Kina duhet të ndjekë trendin e vendeve tjera të botës të cilat “nuk e hanë mishin e qenve dhe maceve”.

Përndryshe, qyteti kinez Julin është i njohur për festivalin famëkeq të mishit të qenit, i cili pavarësisht protestave të shumta të opinionit vendas dhe botëror, mbahet çdo vit.

Me rastin e solstikut (diellndalimit) veror, mishi i qenit shërbehet me ushqime të ndryshme, pasi kafshët të vriten para syve të të gjithëve në tezgat e rrugës.

Artikulli paraprakZbulohet emri, ja kush është shqiptari që ka fshehur paratë në Panama
Artikulli vijuesLufta civile në Siri, Assad braktiset nga krerët e sektit të tij alauit