Kinezët ndërtojnë radio-teleskopin më të madh në botë

Pjata e teleskopit duhet të jetë me një diametër rreth 500 metra, që do të kalonte teleskopin Arecibo në Portoriko diametri i të cilit është 300 metra.

Kina ndërton radio-teleskopin më të madh në botë, i cili siç theksojnë kinezët, do të jetë më efikas se të gjithë teleskopët e tjerë në zbulimin e sinjaleve nga hapësira dhe kështu të kërkojnë llojet e jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Montimi i teleskopit të quajtur FAST ka filluar në korrik të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë gjatë vitit 2016.

Siç theksojnë mediat shtetërore kineze, pjata e teleskopit duhet të jetë me një diametër rreth 500 metra, që do të kalonte teleskopin Arecibo në Portoriko diametri i të cilit është 300 metra.

Nan Rendong, shkencëtari kryesor që punon në teleskopin FAST, ka deklaruar se radio-teleskopi vepron veshi i ndjeshëm i cili ka aftësi të madhe për të dalluar radio mesazhet nga hapësira.

Teleskopi është vendosur në një thellësi natyrore në provincën kineze Guizhou.

Artikulli paraprakDigjen dhjetë automjete në Kumanovë
Artikulli vijuesSiri, “PYD dhe YPG po kryejnë krime lufte”