Siri, “PYD dhe YPG po kryejnë krime lufte”

Amnesty International ka njoftuar se Partia Bashkimi Demokratik (PYD) me krahun e armatosur Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) në veri të vendit duke nxjerrë jashtë përdorimit rajonet ku jetojnë civilët arabë dhe ato turkmenë ka kryer krime lufte dhe shkelje duke dëbuar me forcë nga vendbanimet njerëzit në rajon, raporton Anadolu Agency (AA)/

Në raportin me temë “nuk kemi vend ku të shkojmë” të publikuar nga organizata theksohet se kryesisht fshatrat me popullatë arabe dhe turkmene në veri të Sirisë janë djegur nga Administrata autonome e udhëhequr nga PYD dhe se banorët janë kërcënuar me jetë për tu larguar nga rajoni.

Në raportin e përgatitur nga Amnesty Internetional e cila verën e kaluar ka bërë disa kërkime në 14 fshatra dhe rajone të cilat janë nën kontrollin e PYD në veri të Sirisë. janë përfshirë edhe pamjet satelitore dhe të dëshmitarëve në rajon.

Në pamjet satelitore në raport tërheq vëmendjen se në qershor 2014 një fshat me 225 familje është shkatërruar 94 përqind e tij brenda 1 viti dhe në qershor 2015 vërehen se kanë rezistuar vetëm 14 ndërtesa në këtë rajon. Në raportin e Amnesty Internetional theksohet se rajoni nën kontrollin e DAESH në shkurt të vitit 2015 ka kaluar nën kontrollin e YPG, ku më pas kanë nisur shembjet nëpër fshatra ku dhe banorët janë detyruar duke u kërcënuar që të largohen nga rajoni.

– “YPG ka kërcënuar”-

Disa civilë që kanë folur në raportin e Amnesty Internetional kanë theksuar se nëse nuk braktisin rajonin ata janë kërcënuar nga YPG, se do të jenë të ekspozuar ndaj sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA të cilat kanë nën objektiv elementët e DAESH.

Në raport organizata Amnesty International thekson se banorët akuzojnë YPG si mbështetëse të DAESH dhe se ajo kërcënon banorët me pushkatim nëse nuk largohen nga rajoni.

Një banorë sirian është shprehur në raportin e organizatës Amnesty International se “na nxorën nga shtëpia dhe nisën ta shembin me buldozerë. Shembën të gjitha shtëpitë e fshatit një e nga një”. Ndërsa një banor tjetër me emrin Safuan ka pohuar se: “Na thanë se duhet të largohemi nga rajoni. Në të kundërt na shprehën se do të njoftojnë koalicionin e SHBA-së se jemi terroristë dhe më pas do të qëllohemi nga avionët që do të dërgoheshin”,

Ndërsa në banorë tjetër i quajtur Bassma duke tërhequr vëmendjen në trajtimin e YPG ndaj personave që refuzojnë të largohen u shpreh se: “Në shtëpinë e vjehrrit hodhën benzinë, ku pasi vjehrra refuzonte të dilte nga shtëpia edhe përreth saj e spërkatën me benzinë. Gjetën babain dhe nisën ti qëllonin duart. Unë i shpreha se “edhe po të më digjni shtëpinë, nuk do largohem që këtu, do të ngrejë një çadër dhe do të qëndroj në shtëpinë time”.

– “Shkelja e të drejtës ndërkombëtare”-

Organizata teksa thekson se trajtime të ngjashme më shumë janë kryer kundër sirianëve me origjinë arabe dhe turkmene vihet në dukje gjithashtu se edhe ndaj disa banorëve kurdë janë kryer trajtime të ngjashme.

Organizata ka realizuar intervista me banorët e fshatrave të cilët nuk janë të prekura nga konflikti. Theksohet se disa banorë janë shprehur se edhe pse nuk ndikohen nga konfliktet ata janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre. Organizata ka vënë në dukje se “shpërngulja e civilëve me forcë pa patur nevojën për ushtri të detyruar është shkelje e të drejtës ndërkombëtare”.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se PYD qëndron mes aleatëve të rëndësishëm të SHBA-së në rajon, këshilltarja e lartë për Krizën në Organizatën Ndërkombëtare Amnesty International, Lama Fakih në një deklaratë ka theksuar se: “Duke shembur qëllimisht shtëpitë e banorëve, duke rrafshuar fshatrat dhe duke detyruar fshatarët të braktisin fshatrat pa patur një bazën ushtarake mbrojtëse YPG po abuzon me autoritetin dhe po përbuz të drejtën ndërkombëtare të njerëzve. Kjo vjen në kuptimin se ajo po kryen krime lufte. YPG duhet të ndalojë menjëherë shembjet e shtëpive të civilëve dhe duhet të zhdëmtojë të gjithë civilët që i ka shembur shtëpitë në mënyrë jo-ligjore dhe gjithashtu duhet të lejojë kthimin e civilëve dhe rindërtimin e shtëpive të tyre”.

Artikulli paraprakKinezët ndërtojnë radio-teleskopin më të madh në botë
Artikulli vijuesZaev në takim me zëvendës shefin e Mosadit!