Autoritetet kineze kanë vendosur të fillojnë ndërtimin e tunelit më të gjatë nënujor në botë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Në këtë projekt parashihet të investohen 42 miliardë dollarë, ndërsa tuneli do të jetë i gjatë 123 kilometra.
Tuneli, sipas njoftimeve, do të lidhë qytetin Dalian, në provincën Liaoning, me Jantain në provincën lindore Shandong.
Sipas projektit, tuneli do të ndërtohet nën ngushticën Bohaj.
Nuk saktësohet se kur parashihet të përfundojë, ndërsa ndërtimi i tij është zënë në gojë për herë të parë më 1994. Por që atëherë e deri tash ishte heshtur puna e tij.
Projektuesit kanë llogaritur se duke pasur parasysh kohën aktuale të nevojshme për të kaluar rrugën ndërmjet dy qyteteve, që do t’i lidhë tuneli, 6-7 orë, që do të shkurtohet në rreth 40 minuta, shpenzimet për ndërtimin e tij do të shpaguhen brenda 12 vjetësh.
Aktualisht tuneli më i gjatë është ai Seik, i gjatë 54 kilometra dhe lidhë ishujt Honshu me Hokaido, i cili është inauguruar më 1988 pas 20 vjetësh nga fillimi i ndërtimit të tij.
Tuneli që lidhë Francën e Britaninë e Madhe është i gjatë 51 kilometra. /Indeksonline/
You Might also Like
Inxhinierët turq projektojnë buldozerin e parë lundrues në botë
Inxhinierët turq, kanë projektuar buldozerin e parë të blinduar në botë me veçorinë edhe të…
By
Redaksia
1 Min Read
Dell nxjerr një trio pajisjesh XPS me Windows 8
Bashkë me pajisjet që u prezantuan në panairin IFA të Berlinit, doli dhe një trio…
By
Redaksia
2 Min Read
BMW paralajmëron modelin e tretë të linjës “i”
BMW ka njoftuar se ka nisur të punojë në dizajnin e modelit të tretë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Si ti gjeni pajisjet e humbura të Androidit
Të mbrosh smartfonin me një fjalëkalim është një metodë e mirë për të mos lejuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Asus prezanton ultrabook-ët e S Series
Asus tashmë ka disa kompjuter të njohur si “ultrabook” në treg, njërin me ekran me…
By
Redaksia
1 Min Read
Microsoft për herë të parë me rënie të të ardhurave
Gjiganti kompjuterik Microsoft ka parë rënien e parë në historinë e vet pasi që kishte…
By
Redaksia
2 Min Read
