Regjenti serb Aleksandar Karagjorgjeviq, si një sundues i mbretërisë serbe, kroate dhe sllovene, ka qenë personi që e ka unifikuar Kishën Ortodokse Serbe në vitin 1920.
Nga dioqezat e atëhershme të cilat përveç në Serbi janë gjetur edhe në Maqedoni, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci, në mënyrë praktike është krijuar KOS si unike ashtu si ekziston edhe sot.
Një argument të këtillë se shteti po përzihet në punët e kishës u theksua dje nga mediat malazeze si përgjigje ndaj akuzave të rretheve kishtare serbe se pushteti i Malit të Zi po përzihet në punët e brendshme kishtare.
KOS në mënyrë kategorike ishte kundër ligjit për lirinë e besimit me të cilën parashikohet që territori i bashkësive fetare në atë shtet nuk guxon që të jetë jashtë kufijve shtetëror.
Kjo gjë ka të bëjë më shumë më Mitropolitin e Malit të Zi me të cilën udhëheq peshkopi Amfilohie i cili po udhëheq me ekipin negociator serb në bisedimet për autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase.
Parashikohet që nga prona kishtare në pronë shtetërore të kalojnë të gjitha objektet fetare të ndërtuara me paratë shtetërore dhe ato të qytetarëve deri në vitin 1918.
Gazeta malazeze “Pobeda” e botoi faksimilen e vendimit të regjentit të ish mbretërisë SKS, Aleksandar Karagjorgjeviq prej të cilit shikohet se si ai dhe qeveria e tij kanë vendosur që KOS të jetë një kishë unike.
“ Unë Aleksandar, trashëgimtar i fronit, me propozim të përfaqësuesit tonë, ministrit të fesë, ministrit të arsimit dhe pas dëgjimit të Këshillit të ministrave dhe në pajtueshmëri me vendimin e këshillit të gjithë peshkopëve ortodoks në Mbretërinë SKS, nga 13/26 maj të vitit 1919, vendosëm dhe po proklamojmë bashkimin e të gjitha objekteve kishtare në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. “, thuhet ndërmjet tjerash në deklaratë.
Nga kjo deklaratë e Aleksandar Gjorgjeviqit, praktikisht të gjitha kishat e Maqedonisë futen nën unitetin e Kishës Ortodokse Serbe, transmeton zhurnal.mk
Ndikimin mbi ato kisha, pala serbe e bleu me një shumë prej 1.5 milion franga me ç`rast ndalohej ndikimi i Kishës Ortodokse Bullgare mbi territorin maqedonas.
Menjëherë pas saj, KOS u përfshi në politikën zyrtare të pushtetit serb e cila realizon politika të mohimit të identitetit nacional maqedonas.
Kisha ortodokse serbe vazhdimisht e konteston të drejtën e autoqefalisë së Kishës ortodokse maqedonase me argumentin se atë e ka krijuar shteti maqedonas në periudhën pas luftës së dytë botërore.
Thëniet e këtilla para do kohësh i potenconte edhe eksponenti i tyre në Maqedoni Jovan Vranishkovski i cili në disa intervista deklaronte se “politika e ka krijuar kishën në Maqedoni që të siguroje identitetin e popullit maqedonas”.