Kjo është historia e familjes Bardhoshi gjatë komunizmit

Komunizmi ka lënë pasoja të rënda për popullin shqiptar. Por edhe për ata që kanë praktikuar fenë, kanë pasur vështirësi të jashtëzakonshme, siç përshkruhet në këtë video ku protagonist është Jusuf Bardhoshi nga Shqipëri.

 
Ai tregon format e persekutimit ku nuk i linin të agjëronin, duke mos mundur të ngritën natën për të ngrënë syfir. E ndërsa ditën duhej të agjërohej edhe pse punonin shumë rëndë. E në atë kohë si shkak i këtyre sprovave shumë njerëz, lanë fenë, në mënyrë që të mos kishin probleme me sistemin komunist. Ai tregon se ishte e ndaluar të mbash libra me karakter fetar, ndërsa ai kishte plot prej tyre. Ai i kishte marrë edhe ia kishte dërguar një të afërmi të tij, ku Partia Komuniste nuk dyshonte në të.
Ndër të tjera ai tregon se në fshehtësi ua ka mësuar fenë fëmijëve të tij, duke iu thënë: “Këtë që po ua mësojë mos e qitni askund jashtë shtëpisë”, ngase kishte frikë se sistemi komunist do ti dëmtonte e ti burgoste.
Ai është baba i 10 fëmijëve, 6 djem dhe 4 vajza, ku të gjithë janë hafiza të Kuranit. Ndërsa ka mbi 50 nipa e mbesa, një shumicë e madhe e tyre dinë Kuranin përmendësh.
Djemtë e Jusuf Bardhoshit, janë hoxhallarë me peshë në Shqipëri si hoxhë Ismaili e Azem Bardhoshi.
Kur u pyet nga moderatori se si të qëndrojmë nëse goditemi në sprovën e fesë ai u përgjigj shumë shkurt: “Duke u mbështetur në Allahun”. /KohaIslame

https://www.youtube.com/watch?v=QRn0Ks9gbTs&feature=youtu.be

Artikulli paraprakSa prekëse: Adoleshenti shpërthen në lot kur e kupton se është gjallë
Artikulli vijuesEdhe një hafëz i shtohet Kosovës