Casillas portieri më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

0
169

Portieri spanjoll, Iker Casillas është zgjedhur portieri më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve në një sondazh online nga Goal.com.

Më shumë se 50 mijë vet kanë votuar në sondazhin e bërë nga Goal, në të cilën Casillas është zgjedhur portieri më i mirë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve, dukë lënë prapa portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Casillas fitoi 33 për qind të votave, apo 17.328 vota, kurse për Buffonin kanë votuar 10.020 persona, apo 19 për qind të votave të përgjithshme. Top pesëshen e përbëjnë, Peter Schmeichel, Edwin van der Sar dhe Oliver Kahn.

Iker Casillas në këtë javë mund ta thyej rekordin e Xavit për paraqitje në Ligën e Kampionëve, nëse luan kundër Chelseat, duke zhvilluar 152 ndeshje në këtë kompeticion.