Ekziston një pemë në Afrikë të Jugut që është 2,000 vjet e vjetër – dhe që njihet si “Pema e Jetës”.
Kjo pemë, përveç që është shumë e vjetër, ka disa fruta të cilat kanë veti të mëdha shëndetësore dhe që gjithashtu kanë një shije të mirë.
Sipas një legjende afrikane, “Zoti Thora” e hoqi këtë pemë që po rritej në kopshtin e tij dhe e hodhi nga muret e Parajsës në Tokë – pemë kjo që vazhdoi të rritej për 2,000 vjet në Afrikë.
Sot, shumë afrikan e quajnë atë “Pema e Jetës”, dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse. Me një trung që mund të rritet deri në 15 metra, një pemë e tillë e vetme mund të mbajë rreth 4,500 litra ujë, transmeton lajmi.net.
Gjethet e pemës hahen për të rritur sistemin imun dhe frutat që dalin nga kjo pemë, të quajtur “baobab”, kanë tre herë më shumë vitaminë C se një portokall, 50% më shumë kalcium se spinaqi dhe është një burim i pashtershëm i antioksidantëve, molekulave që luftojnë sëmundjet dhe që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundje të zemrës.
Kjo lloj peme është shumuar dhe është mbjellur në kopshte të ndryshme të njerëzve atje, të cilët gjithashtu e quajnë “Pema e Jetës”. (lajmi.net)