Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në lindje është në rrezik pasi në këtë rajon janë shënuar luftime të ashpra.
Petro Poroshenko e akuzoi Rusinë se e ka rritur ndjeshëm ofensivën, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Minsk.
Ndërkohë, SHBA deklaroi se është shumë e shqetësuar për raportimet se armatim i rëndë ka kaluar kufirin me Rusinë.
Bombardimet e artilerisë janë dëgjuar edhe të shtunën në mëngjes, raportn BBC.
Luftime të ashpra po vazhdojnë në Debaltseve, një qytet strategjik për qeverinë, i rrethuar nga rebelët.
Mësohet se në krye të forcave rebele në këtë qytet është një grua.
Ajo quhet Olga Sergeevna.
Sipas disa mediave, ajo është në krye të operacionit për të kapur qytetin Debaltseve./mapo