Një nënë, vetëm dy orë pas lindjes së fëmijës, e braktisi atë në një rrugë. Gruaja e kishte futur foshnjën në një qese plastike, ngjyrë rozë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kinë dhe nëna e re është filmuar nga kamerat e instaluara tek objektet pranë vendit ku u gjet foshnja.Disa orë më pas, polica identifikoi 20-vjeçaren, e cila u arrestua në kohë.
Ndërsa foshnja u dërgua me urgjencë në spital nga kalimtarë të rastit, nuk mundi të mbijetonte.