Putin: Krimea për ne e rëndësishme, siç është për muslimanët dhe hebrenjtë tempulli në Jerusalem

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska nuk do t’i nënshtrohet presionit të Perëndimit për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij në Kuvendin Federal të Rusisë Putin foli për ngjarjet gjatë vitit 2014 në fushën e politikës së jashtme dhe të brendshme, ekonomisë, shëndetësisë, sigurisë kombëtare dhe arsimit.

Ai theksoi se viti 2014 për shkak të ngjarjeve të caktuara ishte historik për Rusinë dhe popullin e saj. “Krimea dhe Sevastopol i janë bashkuar Rusisë me vendimin në referendumin e zhvilluar. Krimea ka rëndësi strategjike për ne. Në fakt, Krimea dhe Sevastopol kanë të njëjtën rëndësi për ne ashtu siç ka tempulli i shenjtë në Jerusalem për myslimanët dhe hebrenjtë”, ka thënë Putin.

Ai konsideron se në Ukrainë ka ndodhur grushti klasik i shtetit duke theksuar se Rusia nuk ka dashur të mbështesë zhvillim të tillë në atë vend. Putin kritikoi vendet perëndimore për shkak të sanksioneve gjithnjë më të madha të vendosura ndaj Moskës zyrtare, duke theksuar se një politikë e tillë nuk do mund të pranohet sepse, siç thotë, nuk është qëllimmirë.

Në këtë aspekt Putin theksoi se sanksionet e vendeve perëndimore nuk janë vendosur vetëm për shkak të ngjarjeve në Krime, por se janë, siç thotë, veprim të cilin para se gjithash e bëri SHBA.

Ai vuri në dukje se zgjerimi i projektit të sistemit amerikan të mbrojtjes ajrore paraqet kërcënim jo vetëm për Rusinë, por edhe për SHBA-të. Po ashtu paralajmëroi se Rusia nuk e ka ndërmend të marr pjesë në garën e armatosjes duke shtuar se megjithatë disa vende përpiqen të vendosin “Perden e hekurt” ndaj Rusisë.

Në fund theksoi se Rusia posedon forcat ushtrisë të mjaftueshme për vetëmbrojtje, duke shtuar se Rusia megjithatë nuk e ka ndërmend të ndërpresë marrëdhëniet me Perëndimin.

Artikulli paraprakAmbasadorit të Turqisë në Beograd i është dorëzuar notë proteste për shkak të vrasjës së tifozit
Artikulli vijuesSpanje, autoritetet në përgatitje të “listës së zezë” për tifozët e dhunshëm