Klodi Lesi e goditi 7 herë gruan e tij me thikë

Emigranti shqiptar në Greqi, Klodi Lesi është ende në kërkim.

Dy ditë më parë ai vrau me thikë bashkëshortejn e tij greke në Halkidiki, në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç.

Më pas ai mori me vete njërin nga fëmijët dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Policia e Halkidikisë dha detaje mbi krimin.

Ai e ka goditur bashkëshorten e tij 7 herë me thikë, duke i çarë edhe kafkën.

Policia tha se thika i mbeti në kafkë.

Vrasja ndodhi në shtëpinë e emigrantit shqiptar, pas një grindje të ashpër që ai pati me bashkëshorten, për motive që ende nuk dihen.

Polica greke dyshon se Klodi Lesi mund të ketë kaluar në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakVeliaj: Xhamia e Madhe me parking nëntokësor për 200 makina (Foto)
Artikulli vijuesRevoltohet ‘Kauboji’: 5 mln shqiptaro-turq pa të drejtë vote